

E FUNDIT: Ja pse u arrestua Erion Veliaj, SPAK publikon detajet e plota dhe personat që përfshihen
Autoritetet e drejtësisë kanë shpallur detyrim për paraqitje në SPAK për pesë biznesmenë shumë të njohur dhe të fuqishëm.
Vala e masave të sigurisë ka përfshirë biznesmenët Gentian Sula, Neriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Masa ndaj tyre lidhet me hetimin pasuror që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Që të pestë janë vënë në detyrim paraqitjeje nga SPAK, për të njëjtën çështje që është vendosur arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Noa.al raportoi më herët se nën detyrim paraqitje janë vendosur Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Fatmir Bektashi po përballet për të dytën herë me masë sigurie pasi më herët ishte përfshirë në hetimin për Sali Berishën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





