Transmetuar më 10-02-2025, 14:26

Kryeministri Edi Rama ka anuluar axhendën e tij të ngjeshur që kishte sot në Shkodër dhe e ndërpreu atë duke u kthyer me urgjencë në Tiranë, raporton noa.al.

Anulimi i axhendës erdhi pak minuta pasi u krye arrestimi në zyrë i Erion Veliajt.

Më herët ai ishte në muzeun e Kujtesës dhe në vijim kishte vazhdim axhende.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe krerë lokale socialistë.

Më tej kishte programuar një takim me strukturat e PS në Shkodër, por axhenda është anuluar dhe Rama është nisur drejt kryeqytetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit