Transmetuar më 05-02-2025, 12:33

Vijojnë tërmetet në Egje, me lëkundjet sizmike që ndodhin njëra pas tjetrës në orët e fundit. Një tërmet i ri me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Amorgos.

Për shkak të rrezikut të lartë të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, autoritetet kanë mbyllur disa rrugica në ishull me shirita policie. Ndërkohë që rrëshqitjet e dherave vijojnë.

Njëherazi Santorini është në gatishmëri të lartë, pasi autoritetet lokale janë të shqetësuara për vjedhjet, pas largimit të rreth 11,000 banorëve që kanë lënë shtëpitë e tyre të mbyllura. Forcat e policisë janë vënë në gatishmëri, me patrulla intensive dhe bllokime rrugore, në përpjekje për të parandaluar vjedhjet e mundshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit