

Zlatan Ibrahimovic bëri një bilanc të merkatos dimërore, me 5 largime dhe 5 afrime, me rastin e prezantimit të sulmuesit meksikan Santiago Gimenez. Këshilltari i lartë kuqezi u shpreh para gazetarëve:
"Ishte një ditë shumë intensive. Duhet t’i falënderoj të gjithë ata që u përfshinë në këtë proces. Nuk jemi të kënaqur me renditjen tonë, kemi përforcuar skuadrën, 5 lojtarë ikën dhe 5 të rinj na u bashkuan. Jemi të kënaqur dhe besoj se kjo është skuadra që do ta ndryshojë situatën".
A e ka zvogëluar Milani hendekun me rivalët apo e ka barazuar atë?
E kemi përforcuar skuadrën, do ta shohim nëse kemi arritur ta ngushtojmë diferencën. Milani është përmirësuar shumë. Kemi bërë pothuajse gjithçka që synonim. Gjithçka që bëjmë, e bëjmë me frymë ekipi.
Çfarë nuk ka funksionuar në këto 6 muaj?
Na ka munguar vazhdimësia, kemi pasur shumë ulje-ngritje. Sidoqoftë, vetëm ne kemi fituar një trofe në këtë sezon… Do të vazhdojmë të punojmë, duam të fitojmë përsëri.
Kur vendosët të ndryshonit kurs?
Në fillim besuam në atë që kishim ndërtuar, më pas gjithçka varet nga rezultatet. Duke qenë se nuk ishim të kënaqur, u përpoqëm të sillnim diçka të re për t’u përmirësuar. Kemi një trofe, por nuk jemi ende të kënaqur. Ende kemi uri për sukses.
Pse vepruat në fund të merkatos?
Çdo rast është i veçantë. Janë tre faktorë: Milani, lojtari dhe klubi ku ai luan. Në fund të fundit, arritëm t’i finalizojmë transferimet, i fundit ishte Sottil. Një minutë e gjysmë para se të mbyllej merkatoja u arrit marrëveshja me të. Dua të falënderoj avokatët, sekretarinë dhe të gjithë ata që punojnë pas skenave, sepse bëjnë gjithmonë një punë të madhe.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd