Transmetuar më 05-02-2025, 07:43

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore nga orët e mesditës era fiton shpejtësi deri në 16m/sek, me valëzimin në dete 3 ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore, si dhe e ngricave në akset rrugore.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 7°C në zonat e ulëta 5 deri 16°C në zonat bregdetare 6 deri 16°C

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit