Transmetuar më 04-02-2025, 17:05

Pas morisë së mbi 400 tërmeteve që kanë regjistruar në pak ditë në ishujt grekë Dodekanisia, pasdrekën e sotme një tërmet 5.2 ballë tronditi banorët.

Tërmeti u lokalizua në orën lokale 15.04 në zonën e Ishujve të famshëm turistikë grekë.

Ai u ndje jo vetëm në ishuj por deri në Athinë dhe kishte vetëm 7 km thellësi.

Në EMSC, banorët vendas shkruajnë më së shumti se tërmeti ishte i gjatë dhe i trembi.

"Nuk kishte të mbaruar ", shkruan një banor. "Kohëzgjatje goxha e gjatë", shkruan një tjetër.

"I gjatë goxha", thotë një tjetër banor. "Na tundi", plotëson një tjetër .

"Një ndër tërmetet më të gjatë që ka ndodhur", njofton një tjetër.

Sizmologët thonë se "5" është shumë i vogël për të qenë tërmeti kryesor

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit