Transmetuar më 04-02-2025, 09:09

Emisioni "El Chiringuito", i drejtuar nga Josep Pedrerol, ka publikuar një pjesë të re të intervistës që Edu Aguirre ka realizuar me Cristiano Ronaldon në programin "Los Amigos de Edu".

Në këtë intervistë, Cristiano Ronaldo foli për fëmijërinë dhe natyrën e tij konkurruese: "Unë gjithmonë kam qenë shumë i apasionuar pas garës. Urreja të humbisja dhe qaja. Fqinjët e mi më thërrisnin ‘qaramani’, ngaqë qaja po të humbisja qoftë edhe një lojë fëmijësh”.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte Kylian Mbappé dhe përshtatja e tij me Real Madridin: "Kujdesuni për të. Po e them për tifozët e Real Madridit… Kujdesuni për këtë djalë". Pra, qartësisht, portugezi 39-vjeçar e këshilloi popullin e bardhë që ta mbështesë sulmuesin francez. Ronaldo theksoi: "Mbappé është shumë i mirë, Real Madridi duhet ta ndihmojë dhe ta mbrojë. Nuk kam dyshime që Mbappé do t’iu dhurojë shumë gëzime tifozëve të Real Madridit".

I pyetur për pozicionin e Mbappé në ekipin e Carlo Ancelottit, CR7 dha një opinion të sinqertë: "Pozicioni i sulmuesit e komplikon pak Mbappé, sepse ai nuk di të luajë si sulmues… Nuk është se nuk di, por nuk është pozicioni i tij natyral".

Më tej, Ronaldo u shpreh që, nëse do të ishte te Real Madridi, do t’i mësonte Mbappé-s të luante si një ‘9’ i vërtetë: "Unë nuk isha sulmues, u mësova të luaja si sulmues. Dikur luaja në krah dhe njerëzit e harrojnë këtë".

Këshilla e fundit e Ronaldos për Kylian Mbappé ishte: "Ai nuk duhet të jetë një sulmues tipik. Nëse do të isha ai, do të luaja më shumë si Cristiano Ronaldo në rolin e sulmuesit".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit