

Një person raportohet se është vrarë me armë zjarri pak çaste më parë në autostradën Vlorë-Fier.
Sipas informacioneve paraprake, personi është gjetur i vdekur brenda në makinë. Identiteti i tij nuk dihet ende.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.
Kush është Kristian Marku, i riu me 2 identitete që u vra sonte në mes të autostradës Fier-Vlorë
Ekzekutimi mafioz dhe shqetësues ai që ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, raporton noa.al.
Viktima është Kristian Marku, 30 vjeç. Vrasja është e ngjashme me atë.që ndodhi dje në Tiranë ku sërish në makinë u qëllua dhe u vra një burrë.
Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.
Noa.al raporton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristan Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier.
Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






