

Një burrë u ekzekutua me armë zjarri sonte në një atentat mafioz në Tiranë.
Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” raporton noa.al.
Policia konfirmoi se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje pritet në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.
Përditësim: Atentati mafioz në mes të Tiranës, ekzekutohet Bujar Nasufi
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






