Transmetuar më 28-10-2024, 21:26

Në Theatre Du Chatelet të Parisit mbahet ceremonia e dorëzimit të "Topit të Artë 2024". Është dorëzuar çmimi i parë në ceremoninë në Paris.

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka fituar çmimin Kopa, që i jepet lojtarit të ri më të mirë të sezonit.

Sulmuesi i Realit të Madridit Vinicius Jr dhe mesfushorja e Barcelonës, Aitana Bonmati ishin ata që parashikohenin të ngrenë trofeun më të lakmuar në aspektin individual.

Por planet janë përmbysur për sulmuesin madrilen, pasi raportohet se Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë në galën e “Topit të Artë”, përfshirë Vinicius.

Kjo lë të kuptohet se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz.

Avioni i prenotuar nga Real Madridi, ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi i bardhë, duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar ekspeditën në të cilën merrnin pjesë 50 persona.

Një surprizë e madhe që bën të qartë se Real Madridi tashmë ka informacionin se Vini nuk është ai i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.

Ndërkohë pas eleminimit të emrit të Vinicius, një tjetër favorit ka mbërritur në Paris për ceremoninë e "Topit të Artë".

Rodrigo Hernández ka të gjitha fletëvotimet për t’u zgjedhur për “Topin e Artë” 2024.

Mesfushori i Manchester Cityt dhe i kombëtares spanjolle mbërriti në Paris rreth orës 14:00 duke përdorur paterica.

Hernández është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i gjurit, pasi pak javë më parë iu nënshtrua një operacioni në Madrid nga Dr.Leyes për këputjen e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Përveç Rodrigos dhe Aitana Bonmatí, festën e futbollit spanjoll, do ta plotësonte dhe Luis de la Fuente, i cili me siguri do të shpërblehet si trajneri më i mirë i vitit 2024.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit