Sara Gjordeni, e cila ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë pasi ‘të gjithë më braktisën’.
E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngë.
“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një djali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.
Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”-tregoi Sara.
Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësojnë Sarën.
“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?’- u shpreh Sara.
Sara u shpreh se edhe Bardhi, i ka kërkuar llogari pas daljes, për të gjitha deklaratat e tij.
Ndër të tjera Sara u shpreh se bashkëpunimi mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, nuk është ndërprerë për shkakun e saj, por kanë qenë arsye të tjera në mes, profesionale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd