Transmetuar më 08-09-2024, 18:17
Shkodër, 8 Shtator 2024/noa.al – Një djalë i ri mbeti i plagosur pak minuta më parë në Shkodër pasi u qëllua me armë zjarri nga një person që mori arratinë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:50, në fshatin "Golem", raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Nga të dhënat e para dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar pa vonesë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd