Transmetuar më 04-08-2024, 16:57

Hëna e re në Luan do të ketë pasoja të rëndësishme në dymbëdhjetë shenjat e zodiakut: ja çfarë na pret në muajt e ardhshëm dhe çfarë do të ndryshojë për dymbëdhjetë shenjat

Këtë të diel 4 gusht hëna e re hyri në shenjën e Luanit. Ky është një tranzit i rëndësishëm, si gjithmonë kur bëhet fjalë për Hënën, e cila do të jetë shumë ndikuese për muajin tonë gusht, prandaj duhet menaxhuar me kujdes.

Çdo Hënë e Re është një ngjarje sepse simbolizon hapjen e një cikli. E dimë që shenja e Luanit drejtohet nga Dielli, është e guximshme, por edhe një romantike e pashërueshme dhe një “përhapëse” e madhe gëzimi dhe lumturie.

Ujori dhe Luani janë absolutisht dy shenjat që do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë sa më shumë energjinë rinovuese të kësaj Hëne të Re te Luani. Le të shohim se çfarë do të ndryshojë për secilën shenjë individuale.

Dashi, Demi, Binjakët dhe Gaforrja

Hëna e Re për Dashin do të ndikojë në atmosferën e kënaqësisë dhe krijimtarisë. Përqafoni me entuziazëm ciklin e ri hënor; mund të rezultojë veçanërisht romantike. Lumturia do të vijë, por do t’ju duhet të ndiqni pasionet tuaja dhe të realizoni idetë tuaja krijuese.

Për Demin, edhe nëse ky moment duket i ndrydhur, 6 muajt e ardhshëm do të sjellin zhvillim të rëndësishëm personal. Shqetësimet familjare po vijnë, por mos i lini t’ju monopolizojnë.

Hëna e Re në Luan mund të qetësojë mendimet e furishme të Binjakëve. Pasioni juaj, zakonisht i përkohshëm, bëhet afatgjatë dhe serioz. Jeni të intriguar nga mundësitë që hapen para jush. Përdorni plotësisht opsionet që ju vijnë.

Është një periudhë prosperiteti për Gaforren, si ekonomikisht ashtu edhe në përgjithësi. Mund të merrni atë që dëshironi, por kini kujdes. E ndërsa paratë ikin e vijnë, do t’ju duhet të punoni për vetëvlerësimin tuaj.

Luani, Virgjëresha, Peshorja dhe Akrepi

Për gjashtë muajt e ardhshëm, jeta e Luanit mund të jetë mjaft stresuese. Ndoshta do të përfundoni duke bërë gjëra në të cilat nuk besoni ose që nuk ju përkasin fare. Do të jetë më mirë të bindni veten se duhet të keni një qasje më ndryshe për të mos i përkeqësuar gjërat.

Virgjëreshës do t’i duhet të pranojë papërsosmëritë që e karakterizojnë dhe të kapërcejë frikën e tyre. Hëna e Re ndihmon. Do të habiteni nga pritja e ngrohtë që do të merrni duke treguar se kush jeni në të vërtetë.

Miqësia e Peshores do të testohet nga Hëna e Re. Marrëdhëniet e vjetra dhe të reja do të jenë fokusi juaj kryesor gjatë kësaj periudhe. Ndoshta disa njerëz do të zbulojnë veten për atë që janë dhe për ju mund të jetë një zhgënjim i madh.

Akrepi nuk do të duhet të ketë frikë nga qendra e vëmendjes, disa njerëz do ju mbulojnë me lëvdata dhe njohje. Mos u fshihni dhe mos kini frikë, sepse jeni në lartësinë e detyrës, shumë më tepër se sa mendoni.

Shigjetari, Bricjapi, Ujori dhe Peshqit

Shigjetari do të duhet të fokusohet në qëllimet e tij. Shpesh keni tendencë të shpërqendroheni për shkak të dëshirës suaj të madhe për të qenë kudo. Hëna ju fton të zgjidhni, të paktën për një kohë, një rrugë të vetme. Vendosmëria do t’ju ndihmojë të arrini atë që dëshironi.

Për Bricjapin, Hëna e Re do të ndikojë në shtëpinë e sekreteve. Do t’ju duhet t’i jepni vetes luksin për të qenë të pambrojtur dhe për t’u hapur ndaj të tjerëve, por keni nevojë për kohën tuaj. E dimë që sekretet janë habitati juaj, por nëse u hapeni disave kjo nuk do ju bëjë keq siç ju është tiposur në kokë.

Ujori do të ketë pasoja të dukshme nga Hëna e re, veçanërisht në jetën relacionale dhe sentimentale. Nëse jeni beqarë, kjo hënë e re ju hap drejt lidhjeve romantike. Nëse jeni tashmë në një lidhje, jini gati ta çoni atë në një nivel tjetër. Mos kini frikë të lëshoheni me të katra.

Ky cikël hënor do të nxjerrë në pah vullnetin e Peshqve dhe do t’ju kujtojë se jeta është ajo që bëni me të dhe për të. Ndryshoni rutinën tuaj, gjeni diçka që ju motivon të vazhdoni jetën duke ecur përpara.

(Foto Pixabay)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit