Transmetuar më 22-07-2024, 14:10

Velipojë, 22 Korrik 2024/noa.al- Një turist nga Kosova gjeti fundin tragjik në pushimet e mezi pritura në Shqipëri.

Burri 75 vjeçar Memlifer Sopi, humbi jetën duke u larë në det, në një ngjarje që erdhi papritur dhe dyshohet se ishte shkaktuar nga atak kardiak.

Policia lokale tha zyrtarisht se sot rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më herët sot në Durrës, një tjetër i moshuar humbi jetën pasi pësoi atak kardiak me të hyrë në det. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit