Transmetuar më 22-07-2024, 13:35

Durrës, 22 Korrik 2024/noa.al- Një burrë në moshë të thyer humbi jetën sot pasi pësoi goditje zemre me të hyrë në det.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13, plazhi në Durrës, raporton noa.al.

Mustafa Dragoti, 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

Që nga nisja në qershor e sezonit të plazhit, janë bërë të përditshme rastet e vdekjes nga mbytjet në det ose atakët kardiakë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit