Transmetuar më 17-04-2024, 22:52

Të etur për të mësuar në gjuhën shqipe qytetarët e Tetovës me ndihmën e pedagogëve nga Kosova dhe Shqipëria organizonin mësime në ilegalitet.

‘U persekutua u sanksionua me ndërhyrje të forcave policore me ndalesë të veprimtarisë por qytetarët e mbështetën dhe e vijuan atë nisëm të krijimit të themelimit të universitetit të tetovës në gjuhën shqipe’ u spreh Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Universisteti i Tetovës ka një histori shumë të vecantë që përmbledh sakrificën, vendosmërinë, nevojën e shqiptarëve për shkollim në gjuhën shqipe, në gjuhën amëtare. Jusuf Zejneli sot rektor i këtij universiteti në ato vite ka qënë student që mësonte në ilegalitet.

‘Bëj pjesë në grupin e studentëve të gjeneratës së parë dhe unë pëersonalisht kamë mësuar te salla me lavatrice ku nënat tona mbushnin atë makinerinë e larjes së teshave dhe ndërkohë ne zhivllonim mësimin por ka qënë një vendosmëri shumë e madhe dhe një interesim studentësh shumë i madh’ Jusuf Zenejli, Rektor i Universitetit të Tetovës

‘Të drejtën që shqipatërt të përmbyllin ciklin e shkollimit në gjuhën amtare dhe kjo e drejtë që u shfrytëzua masivisht dhe po shfrytëzohet masivisht nga shqipatërt etnik nuk ju ka sjellë të mira vetëm shqipatërev këtu por ju ka sjellë të mira edhe vetë shoqërisë dhe shtetit të maqedonisë së veriut për shkak se një shtet nuk ka asnjë dëm nga njerëz të shkolluar përkundrazi shtetet luftojnë që ti mbajnë njerzit e shkolluar në vend sidomos vendet e Ballkanit luftojnë që ti kthejnë ato që kanë ikur. Dhe ishte një rezistencë absurde e atëhershme e elitave politike maqedonse që të mos lejojnë shkollimin në gjuhën shqipe’ u shpreh Xhelal Neziri, analist

Dëshmitarët e gjallë të asaj periudhe rrëfejnë se ata dëshironin që të shkolloheshim në gjuhën amtare. Madje ata vijonin të studionin në një universitet që nuk ishte i njohur prej shtetit. Për këtë universitet qyterët janë keqtarjtuar vazhdimisht.

‘Duhet theksuar fakti se në momentin kur u zhvilluan ligjëratat e para, u tubuan shumë qytetarë që të jenë në mbrojtje të universitetit. Duhet theksuar edhe ai fjalim i shkurtët i imamit të xhamisë kur u drejtohet gjithë besimtarëve dhe ju thotë se ju sot do të luteni në oborr duke mbrojtur themelet e universitetit duke mbrojtur studentët. Po atë ditë do të bjerë dëshmori i parë i arsimit shqip Abdylselam Emini pra është një universitet në të cilin pra është themeluar me gjakë është sakrificë shumë e madhe shumë …’ u shpreh Jusuf Zejneli, Rektor i Universitetit të Tetovës

‘Shqiptarët filluan të protestojnë të kërkojnë shkollimin e tyre të kërkojnë simbolet e tyre kombëtare. Për universitetin e tetovës që u hap me protesta me demostrata përfundoi më vrasje. Universiteti i tetovës është I vetmi universitet në botë që ëshët hapur me gjakë’ u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokrat për Integrim

‘Është i vetmi universitet në botë për të cilin kanë rënë dëshmorë është dedhur gjak. Themelohet në 1994 si ilegal, policia ndërmerr aksion, universiteti organizohet nëpër shtëpi private, nëpër bodrume shqiptarët pavarësisht se diplomat nuk pranoheshin nga shteti dhe nuk kishte asnjë mundësi për punësim në ato diploma masivisht u regjistruan në universitetin e Tetovës. Për të dhënë edhe mesazhin se për ne kjo është e domosdoshme deri në vitin 2004 kur u legalizua pas marrëveshjes së Ohrit’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit