

Kanë dalë pamje të trishta të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, ku mbetën të vdekur babë e bir dhe të plagosur 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela.
Gjithçka duket e shkatërruar, ndërsa mbi vinç ndodhet dhe bombola e gazit varur, e cila shkaktoi shpërthimin e fuqishëm pasi vinçi ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë.
Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, Ledion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.
Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.
I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
Sot ishte dita e parë e punës për të dy.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
