Transmetuar më 24-02-2024, 14:36

Rikthimi te fitorja për të siguruar zonën e Champions League është detyrim. Të dielën, në orën 12:30, në ndeshjen në shtëpi ndaj Frosinones, bardhezinjtë duan të rikthehen te suksesi. Trajneri Allegri duket se do të insistojë te moduli 3-5-2, me dyshen sulmuese Vlahovic-Chiesa.

A mund ta shohim nesër mbrojtjen me 4 lojtarë?

Jo, sepse ne gjithmonë mbrohemi me 4 dhe nuk kemi pse të ndryshojmë asgjë.

A mund të luajë Alcaraz?

Jam i kënaqur me atë që po bën, nesër mund të luajë. Këtë vit luajtëm tri ndeshje të ngjashme me Bologna, Sassuolo dhe Verona. Çdo gjë mund të ndodhë në këto ndeshje. Në Verona bëmë disa gjëra të mira, por duhet të kthehemi të fitorja dhe të jemi kompaktë.

Çfarë keni dashur të ndërtoni këto ditë?

Për të ndërtuar duhet të punosh shumë dhe të bësh sakrifica të mëdha, por nëse nuk ke ekuilibër rrezikon të lëndohesh. Për ne është e rëndësishme të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve.

A do të luajë Vllahovic?

Nesër, formacioni më i mirë do të jetë në fushë. Fitorja do të na bënte t’i shihnim gjërat në një mënyrë tjetër, siç ndodh gjithmonë. Pas sfidës së nesërme do të mbeten edhe 12 ndeshje të tjera, ku duhet të marrim pikët e duhura për Champions League.

A do të nënshkruanit një kontratë bosh për të qëndruar?

Për momentin nuk do të firmosja asgjë, sepse kam një kontratë. Tani duhet ta kualifikojmë Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit