Transmetuar më 12-02-2024, 12:46

Një sherr me thika ka ndodhur sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i identifikuar si Mirel Ishka.

Ai është dërguar me shpejtësi tek Trauma dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

"Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit