Transmetuar më 01-01-2024, 13:30

Tiranë, 1 Janar 2024 / noa.al – Një burrë 51 vjeçar, moshatar me gruan që më herët u plagos te Zogu i Parë, mori plagë serioze sot në një sulm me armë zjarri që ndodhi pranë xhamisë në zonën e njohur si "Varri i Bamit" në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në afërsi të xhamisë "Xhura". Agim Jazaj është personi i plagosur.

Policia tha zyrtarisht se dyshohet që shtetasi Saimir Xhafa, ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç.

Për shkaqe ende të paqarta, Xhafa është konfrontuar me 51 vjeçarin Agim Jazaj dhe në një moment situata u acarua aq shumë sa i dyshuari nxori një pistoletë dhe e qëlloi me të, viktimën e tij.

Burri 51 vjeçar u dërgua dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij është e paqartë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Përditësim 14:00

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ai është shtetasi Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë, noa.al. Për kapjen e tij policia po ofron pesë mijë euro ndaj cilitdo që jep informacione që çojnë në kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi sot në afërsi të xhamisë "Xhura". Agim Jazaj është personi i plagosur.

Policia tha zyrtarisht se dyshohet që shtetasi Saimir Xhafa, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Jazaj, rreth 51 vjeç.

Për shkaqe ende të paqarta, Xhafa ka hapur zjarr ndaj 51 vjeçarit Agim Jazaj kur ky i fundit po qëndronte pranë xhamisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje.

Ajo ka vendosur shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Saimir Xhafa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd