
Mund të themi se dështoi sërish vënia e një zemre derri në pacientët human pasi Lawrence Faucette, personi i dytë i gjallë që mori një zemër derri të modifikuar gjenetikisht në një transplant, ka vdekur gjashtë javë pas procedurës eksperimentale.
Më herët Noa.al, njoftoi lajmin e procedurës revolucionare në mjekësi të vendosjes së zemrës së derrit tek një pacient human e cila ishte e modifikuar gjenetikisht dhe e përshtatur për procedurën eksperimentale.
Edhe pse pas muajit të parë nuk u pa asnjë shenjë refuzimi nga organizmi, Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland, ku ishte kryer procedura eksperimentale, tha se zemra filloi të shfaqte probleme ditët e fundit.
"Dëshira e fundit e Faucette ishte që ne të përfitonim sa më shumë nga ajo që kemi mësuar nga përvoja jonë, kështu që të tjerëve mund t’u garantohet një shans për një zemër të re kur një organ njerëzor nuk është i disponueshëm. Më pas ai i tha ekipit të mjekëve dhe infermierëve që u mblodhën rreth tij se ai na donte. Do të na mungojë jashtëzakonisht,” tha në një deklaratë Dr. Bartley Griffith, drejtor klinik i Programit i cili kishte kryer operacionin eksperimental.
Kujtojmë që Faucette, 58 vjeç, u pranua për herë të parë në program pasi përjetoj shqetësime nga organi jetik i zemrës dhe iu nënshtrua transplantit ekperimental gjashtë ditë më vonë. Sëmundja e tij e zemrës dhe kushtet para-ekzistuese e bënë atë të papërshtatshëm për një transplant tradicional të zemrës njerëzore.
Pas operacionit ekperimental çdo gjë vijoj mirë teksa mjekët ndaluan edhe trajtimet për organin e ri por mesa duket zemra e derrit nuk u pranua nga organizmi i pacientit duke shfaqur shenja refuzimi dhe duke përfunduar në një fatalitet.