Transmetuar më 30-10-2023, 17:49
Ka nisur mes tensionesh seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Fillimisht kanë qenë deputetët e opozitës që kanë bllokuar foltoren pasi sipas tyre garda duhej larguar prej aty.
Më pas kryetarja Nikolla i dha fjalën deputetit të PS-së Vullnet Sinaj.
Ndërsa ai po fliste nga vendi, deputeti i PD-së bledjon Nallbati shkoi t’i fikte mikrofonin Sinajt.
Ai ia ka larguar dorën dhe më pas janë shtyrë. Sakaq Nallbati lëshoi një grusht ndaj deputetit socialist dhe deputetët e tjerë i kanë ndarë.
Kryetarja Nikolla vendosi të ndërpritet seanca përkohësisht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd