Vendi ynë këtë sezon veror u shndërrua në një destinacion turistik. Të dhëna nga INSTAT tregojnë se ka pasur një rritje impresive në krahasim me vitin 2022, ku operatorët turistikë e kanë lidhur këtë rritje me disa faktorë të rëndësishëm.
Çmimet e paketave shumë konkurruese me destinacione si Kroacia, Greqia dhe Italia, stabiliteti ekonomik, por pa lënë mënjanë edhe promovimin që iu bë vendit në media të njohura ndërkombëtare.
Ndërsa me herët, kryesisht ishte diaspora që zgjidhte të pushonte në Shqipëri, këtë vit të dhënat që vijnë nga resorte të njohura në vend tregojnë se edhe të huajt kanë qenë në një numër relativisht të lartë ashtu sikurse shumë figura të njohura të showbizz kanë preferuar të qëndrojnë e të pushojnë në bregdetin shqiptar.
Green Coast ka qenë një nga ato destinacione i cili ka “pushtuar” instagramin e personazheve të njohur në fushën e muzikës, modës, kinematografisë dhe spektaklit si dhe një resort i preferuar nga shumë të huaj.
Në listën e gjatë të personazheve vip që zgjodhën të pushojnë këtë verë në Green Coast përmendim këngëtarin e njohur Ermal Meta, Elvana Gjatën, Ylli Limanin, komedianin e famshëm italian Checco Zalone, gazetarin e njohur Blendi Fevziu, modelen simpatike Xhesika Berberi, lojtarin e kombëtares Myrto Uzunin, Elsaid Hysën, Lorik Canën, reperin Noizy, Sara Hoxhën, Marçela Latin, Taynën, Melinda Ademin, e shumë emra të tjerë me kontribut në fusha të ndryshme të artit, kulturës dhe sportit brenda dhe jashtë vendit.
Krahas personazheve të njohur, shifrat që vijnë nga Green Coast tregojnë një prezencë të shtuar edhe të turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këtë vit janë regjistruar 35% më shumë turistë nga shtete si SHBA, Gjermania, Italia, Zvicra madje dhe nga Australia e largët.
Shumë prej tyre janë rikthyer për herë të dytë dhe kjo lidhet me faktin se nga viti në vit është pasuruar paketa turistike. Një faktor shumë i rëndësishëm për një turizëm cilësor që rrit edhe kërkesën.
Krahas pushimeve në Green Coast, turistët dhe veçanërisht ata të huaj kanë pasur mundësinë perfekte për t’u njohur me kulturën dhe traditën e vendit tonë përmes panaireve dhe mbi 200 aktiviteteve të ndryshme që janë mbajtur gjatë gjithë sezonit në Green Coast. Pa lënë mënjanë aktivitetet e ndryshme sportive dhe të gjitha facilitetet që ofron certifikimi me Blue Flag.
Ky sezon veror në tërësi të tij pa diskutim ka qenë një marketing shumë i mirë për atë që do pasojë në vitin 2024, por vazhdimisht mbetet një sfidë në shumë drejtime për të konkurruar bindshëm edhe me vendet tona fqinje të cilat turizmin e kanë një nga shtyllat kryesore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd