Ndodh rrallë herë që Shqipëria të përmendet në mediat ndërkombëtare për një aset të sajin të rëndësishëm sikurse turizmi. Prestigjiozja amerikane “Newsweek” ka zgjedhur, ndër faqet e saj, të fokusohet në prag të vitit 2021 në një artikull të thelluar për vendin tonë si destinacion turistik ndërkombëtar. “Newsweek” është ndalur gjatë në një analizë me shumë dimensione mbi Green Coast Resort & Residences.
Artikulli e nis analizën me trashëgiminë historike të Palasës duke përmendur zbarkimin e Jul Çezarit gjatë luftës civile të Romës. Më pas vijon duke përshkruar bukurinë e rivierës shqiptare dhe plazhin tonë të jugut që na bën krenar. Green Coast, me arkitekturën e vet minimaliste mesdhetare, konfirmohet dhe njëherë si një projekt me vlerësim të gjithanshëm.
Teksa përshkruhet resorti, artikulli përmend se “Qershia mbi tortë është një shëtitore buzë plazhit e vlerësuar me çmime, e përshtatshme për turistët dhe banorët, duke ofruar një qendër të sporteve të aventures për paragliding, fluturim me parashutë sporte ujore, si dhe supermarket, restorante delikatese dhe bare plazhi.”
Green Coast shihet si një kombinim mes një vendodhjeje të pashoq me malin në shpinë dhe të mrekullueshmin Jon përballë, dhe një mundësi investimi me kthim të lartë të ardhurash për shkak të platformave si Program i Qiradhënies apo Vacation Exchange. Artikulli i revistës ndërkombëtare tregon se si Shqipëria është vendosur në hartën e turizmit të këtyre platformave përmes pranimit të Green Coast në rrjetin e Interval International.
“Newsweek” shprehet se “Green Coast mund të aksesohet nga uji, nga ajri dhe nga toka dhe përbën një mundësi investimi unike në rajon, me një staf të dedikuar gjatë gjithë vitit për shërbimin dhe mbështetjen ndaj klientëve”. Artikulli është një ftesë për publikun ndërkombëtar se Shqipëria i mirëpret të gjithë, krahëhapur.
Linkun e plotë e gjeni këtu
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd