Transmetuar më 05-05-2023, 08:16

Serbia është tronditur sërish pasi një tjetër djalë në moshë të re ka kryer masakër në Beograd. Djali 21 vjeçar ka qëlluar me armë drejt njerëzve duke lënë të vdekur 8 prej tyre dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mlladenovc në jug të Beogradit, ku 21-vjeçari Urosem B., dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati që ka pasur me shokët e tij në oborrin e shkollës e më tej me një polic.

Pasi ka vrarë e plagosur atje një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një ‘zbavitje’ të përgjakshme në zonat përreth.

Të shtënat më tej ndodhën në Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin, raporton noa.al.

I dyshuari për vrasjen kishte dy bashkëpunëtorë, njëri prej të cilëve u vra në shkëmbim zjarri me policinë.

Si nisi masakra

Urosem B.

I riu dje pasdite ka patur një debat me shokë te oborri i shkollës ku rrinë pasditeve dhe më tej me një oficer policie në një park aty pranë në Dubona.

Ai ka shkuar në shtëpi, ka marrë një automatik dhe një pistoletë, bashkë me dy shokë dhe është kthyer me një makinë duke hapur zjarr ndaj njerëzve që shihte.

Sulmuesi fillimisht ka qëllua në Dubonë, e më pas në Mali Orašje dhe Šepshin.

Në Dubonë ka vrarë një polic të ri 21 vjeç që nuk ishte në detyrë dhe motrën e tij më të vogël, duke qëlluar në oborrin e shkollës, ku ka plagosur dhe disa persona.

Mediat serbe thanë se me të në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Autori, që sipas banorëve të zonës, sulmuesi njihet si problematik, më pas është larguar ndërsa 600 efektivë policie janë vënë në kërkim të tij.

Sot në mëngjes vrasësi masiv i cili mbrëmë vrau tetë persona dhe plagosi 13 persona është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.

Kjo është tragjedia e dytë që ndodh brenda një jave në Serbi, pasi kujtojmë se më 3 maj një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Beograd duke u marrë jetën 9 personave dhe duke plagosur 7 të tjerë.

Serbia, aktualisht, është në ditë zie për viktimat e sulmit në shkollë.

Qeveria serbe tha të enjten se ka marrë vendim që të bëjë një rishikim të gjerë të lejeve ekzistuese për armët private.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Evropë.