Transmetuar më 03-02-2023, 09:05

Qeveria greke nuk ndalet në investimet e saj direkt për qytetarët duke u dhënë ndihma financiare jo vetëm për ushqim dhe energjinë elektrike, por edhe për pushime.

Programi i ri, "Turizëm për të gjithë", përfshin aktualisht 400,000 qytetarë të cilët përfitojnë 150 euro në vit për të bërë pushime në të gjitha hotelet e Greqisë, raporton noa.al.

Ky program do të zbatohet të paktën deri në vitin 2025.

Programi, me një buxhet prej më shumë se 60 milionë euro, ofron një subvencion akomodimi prej 150 euro për përfitues dhe 200 euro për përfituesit me aftësi të kufizuara.

Për herë të parë, programi zbatohet me kartë dixhitale për pagesa të lehta dhe të shpejta. Ai përfshin të gjitha hotelet dhe akomodimet në të gjitha destinacionet e vendit, ndërsa pagesa bëhet direkt tek të gjithë ofruesit e shërbimeve.

Ministri i Turizmit Vasilis Kikilias tha se "ne mbështesim bashkëqytetarët tanë që nuk i kanë mundësitë, duke u dhënë atyre opsionin të pushojnë dhe të shijojnë bukuritë e atdheut, edhe në zemër të dimrit.

Me “Turizmi për të Gjithë” deri më tani kemi ndihmuar gjithsej 400,000 familje të bëjnë pushime apo udhëtime të shkurtra ditore, duke siguruar vazhdimësinë e programit të paktën deri në vitin 2025”. /noa.al

Qeveria u jep qytetarëve në Greqi, deri në 600 euro për blerje në 6 muajt e ardhshëm