Transmetuar më 01-02-2023, 22:20

Qytetarët në Greqi janë në pritje të hapjes së platformës Market Pass për të tërhequr shuma deri në 600 euro që jepen nga qeveria, raporton noa.al.

Ministri i Zhvillimit, Adonis Georgiadis njoftoi sot se në mes të shkurtit, rreth 8,400,000 përfitues ose më shumë se 3.2 milionë familje do të mund të aplikojnë për subvencionim në total për 6 muaj nga 132 deri në 600 euro, në varësi të gjendjes së tyre familjare dhe nëse zgjedhin ta marrin subvencionin me kartë dixhitale apo me depozitë në bankë.

Market Pass mund të përdoret për blerje në supermarkete, furra buke, minimarke, dyqane frutash, kasapë, shitës peshku, bulmet dhe shitës të tjerë ushqimesh.

Kriteret për zgjedhjen e një familjeje janë në thelb dy. Të ardhurat vjetore të vitit 2021 të deklaruara vitin e kaluar dhe pasuria e paluajtshme që kanë.

Sipas vendimit të Ministrisë së Financave të ardhurat vjetore për beqarët nuk duhet të kalojnë 16 000 euro dhe për të martuarit pa fëmijë 24 000 euro.

Për çdo anëtar të familjes, qoftë fëmijë i mbrojtur apo mysafir, kufiri i të ardhurave rritet me 5 000 euro.

Më konkretisht, nëse një qytetar ka të ardhura mujore 16 mijë euro përfiton deri në 600 euro për 6 muajt e ardhshëm.

Për sa i përket kufirit të pasurive të paluajtshme, është vendosur deri në 250 mijë euro për beqarët dhe 400 mijë euro për familjet e martuara dhe me një prind, pavarësisht nga numri i anëtarëve të familjes.

Nëse zgjedh depozitën bankare, kufizohet në 80%, pra maksimumi 480 euro për 6 muaj. /noa.al