Transmetuar më 06-06-2022, 23:21

Kosovë- Dy viktima nga m,oti i keq në Kosovë. Pas vdekjes nga rrëzimi i pemës, rrufeja vret një 30-vjeçar.

Një shtetas turk ka humbur jetën në Rahovec mbrëmjen e sotme pasi është goditur nga rrufeja.

Bashkë me të nga rrufeja është goditur edhe një person tjetër, i cili ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se viktima 34-vjeçar dhe i lënduari 28-vjeçar, janë shtetas turq, dhe në momentin kur janë goditur nga rrufeja kanë qenë duke punuar. Sipas mjekut kujdestar në QKUK, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.