
Një mjeti i tipit "Ford", është gjetur i djegur në kufirin greko-shqiptar, Kataeto”, të Bashkisë Konispol.
Dyshohet se automjeti mund t’i përkasë ngjarjes para dy ditësh në Ksamil, ku është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit Gramoz Mema, pranë banesës së tij.
Këto fakte çojnë në detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Gramoz Mema në Ksamil, tri ditë më parë.
Pasi kanë kryer krimin, autorët kanë kaluar Butrintin, duke përdorur Lundrën, dhe më pas kanë përshkuar aksin Vrine-Çiflik, deri në vendin e quajtur “Kataeto”, ku kanë djegur makinën.
Fakti që mjeti është gjetur në këtë vend ngre dyshime se autorët kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Greqi. /marina/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





