
Një person humbi jetën sonte pak pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të cilët nuk dihen për momentin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në Ksamil, raporton noa.al. Të gjitha dyshimet janë se kemi të bëjmë me një atentat mafioz ndaj Memës, por shkaqet janë të paqarta.
Pranë banesës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Mema që shihni në foto. I ndjeri ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





