Transmetuar më 09-06-2021, 11:41

Artisti i njohur, Bujar Kapexhiu ishte sot në aktivitetin kulturor në Presidencë dhe tërhoqi paralele mes sallës së Kuvendit ku po shkarkohet Meta dhe ambientit festiv të krijuar nga kryetari i shtetit.

"Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle.

Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe të urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festes sonë", tha mjeshtri i humorit dhe karikaturës. /elda/noa.al