Transmetuar më 09-06-2021, 10:20

Kuvendi i Shqipërisë që kontrollohet plotësisht nga Partia Socialiste me ndihmën e disa deputetëve të listave fundore opozitare, ka nisur para pak minutash një seancë që Gramoz Ruçi e ka cilësuar si të jashtëzakonshme, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas Ruçit, votimi për shkarkim vjen "për shkak të shkeljeve të rënda ndaj Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë sot projektvendimin “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, si dhe Projektvendimin “Për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda të Kushtetutës”.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo kërkesë sipas mazhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj. Madje ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me Kushtetutën.

Kujtojmë se kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Ndërkaq Meta ndonëse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.