













Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se polici Nevaldo Hajdaraj është fajtor për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe ka kërkuar sot në Gjykatë që të marrë dënimin 20 vjet heqje lirie, raporton noa.al.
Nëse kjo pretencë pranohet nga Gjykata, Hajdaraj mund të marrë gjithsej 13 vjet burg. Ai kërkoi gjykimt shkurtuar dhe iu pranua duke përfituar në çdo rast uljen e një të tretës së dënimit.
Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasje me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.
I riu po ikte në shtëpi kur iu kërkua të ndalte dhe ai nga frika se nuk kishte maskë dhe kishte dalë gjatë orës policore të shtetrrethimi, vrapoi mos marrë gjoba që shkonin 13 mijë lekë të reja. Por u vra edhe pse ishte i paarmatosur.
Në dëshminë e tij, Nevaldo Hajdaraj ka pretenduar në dëshminë e tij pas ngjarjes se u kërcënua nga Klodian Rasha.
“Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënimin: Mos u afro se do të të qëlloj".
Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte.
Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë”.
Policia Hajdaraj në versionin e tij ka thënë se kur iu afrua Klodian Rashës së bashku me policin tjetër dëgjoi që ai rënkonte dhe e kishte pyetur a kishte pyetur nëse kishte marrë ndonjë plumb, “por ai nuk m’u përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”.
Shikoni dhe: Del video. Momentet kur polici hap zjarr dhe vret 25-vjeçarin Klodian Rasha
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





