Transmetuar më 26-03-2021, 15:54

Nevaldo Hajdar doli sot përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe e la në burg ish-policin, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Të pranishëm në sallë ishin edhe familjarë të Rashës, të cilët u përballën sy më sy me të akuzuarin.

Ish-polici edhe njëherë u kërkoi falje atyre, duke thënë se do të donte që ajo ngjarje të mos kishte ndodhur kurrë.

Avokatët e tij ndërkohë kanë deklaruar se do të nisin procedurat për gjykim të shkurtuar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd