Transmetuar më 05-04-2021, 18:08

Katër personat e akuzuar për vrasjen e shqiptarit Urim Gjabri në Australi, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Ata janë Ben­Jamin John Mitchell, 34-vjeç, Alfred Claude Rigney, 47-vjeç, Matt Bernard Ten­hoopen, 25-vjeç dhe Aaron Don­ald Carver, 38-vjeç.

Njëri prej tyre u shpreh se vrasja e shqiptarit nuk ishte qëllim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018, ku shqiptari u gjet pa jetë në një banesë ku qëndronte me qera.

Personat e sipërpërmendur shkuan për të vjedhur kanabisin që ndodhej në shtëpinë e shqiptarit, të cilin e vranë dhe më pas morën lëndën narkotike. /k.k/noa.al/

EMRI/ Vrasja e shqiptarit në Australi, arrestohen edhe dy persona të tjerë