Transmetuar më 24-10-2018, 18:32

Autoritetet australiane kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë, si të përfshirë në vrasjen e një shqiptari, në periferinë veri-lindore të Adelaide.

Shqiptari është identifikuar si Urim Gjabri, ndërsa u arrestuan Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie Mçormack.

Policia thotë se të dy të akuzuarit janë pjesë e një bande të përfshirë në sulmin tronditës ndaj burrit me origjinë shqiptare.

Ky i fundit u gjet i vdekur brenda banesës së tij, në datën 12 tetor, pak dit pasi ishte ekzekutuar.

Tenhoopen akuzohet për vrasje, për krime të rënda dhe vjedhje, ndërsa vajza akuzohet për ndihmë ndaj autorit dhe trafikimin e kanabisit.

Këto arrestime pasojnë arrestimin e mëparshëm të 35-vjeçarit Aaron Carver, i akuzuar më parë për vrasjen e Gjabrit këtë javë. /k.k/noa.al/