Transmetuar më 24-03-2021, 07:34

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është qepur biznesmenit Tom Doshi duke dashur që ai të dalë nga politika përmes prezencës parlamentare.

Zonja Kim ishte dje në Shkodër dhe pas vizitës dha një intervistë për Abc ku gjatë gjithë kohës foli për Tom Doshin si fenomen dhe si individ që për SHBA është i papranueshëm të futet në Kuvend si përfaqësues i popullit.

Ambasadorja vlerësoi faktin që PD dhe Basha e kanë dënuar qartë dhe publikisht rikandidimin e Tom Doshit madje i bënë thirrje KQZ që të mos e pranojë emrin e tij për në fletët e votimit.

Njëherësh ajo akuzoi Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama se nuk e ka bërë këtë gjë.

"Është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Eshtë krijuar pak konfuzion,  por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, u shpreh ajo.

SHBA nuk i ndahet Tom Doshit, kritika dhe votuesve: Ju po i përkrahni të inkriminuarit!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd