
Një ditë pas vrasjes së Edmond Çekiçit në Durrës, janë bërë publike detaje të reja.
Për ngjarjen, deri tani janë shoqëruar 23 persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Drejt makinës ku ishte Edmond Çekiçi është qëlluar me 30 plumba, por autorët nuk janë identifikuar për shkak se ishin me kapuç.
Në trupin e Çekiçit janë konstatuar 10 shenja plumbash, që i kanë shkaktuar vdekjen.
Arma e krimit, automatik AK47, është sekuestruar nga policia, e cila dyshohet se është blerë jashtë Shqipërisë.
Ndërsa makina që u përdor në atentat është gjetur e djegur.
Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet i drejtuar nga shoku i tij. Ai ka qenë pjesëtar i ish-bandës së Durrësit. /k.k/noa.al/ U vra sot në atentat, pak muaj më parë Edmond Çekiçi i shpëtoi burgut prej ‘Covid’
Një makinë është gjetur e djegur në Sukth, kush ishte Edmond Çekiçi që u ekzekutua sot në Durrës
Tronditet Durrësi, vritet në atentat ish-anëtari i bandës së Lulzim Berishës (Emri+Foto)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





