Transmetuar më 20-03-2021, 10:35

Edmond Koçi, 40-vjeç, mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ai u qëllua me armë zjarri në lagjen 16 të qytetit dhe ka mbetur i vdekur në vend. 40-vjeçari njihej ndryshe si Edmond Çekiçi dhe është i skeduar si pjesë e bandës kriminale të Lul Berishës.

Viktima mësohet se më 24 shtator të vitit të kaluar u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Pavarësisht kësaj, anëtari i Bandës së Durrësit, nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid. Vendimi u dha nga prokurorja Rabiana Halili, e cila dy ditë më pas dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Çekiçi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.

Në këtë moment ka dalë shoferi i tij për te pyetur çfarë po ndodh. Por një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin, duke u larguar më pas me një mjet tip Benz, me targa të vjedhura.

Makina është gjetur e braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd