Transmetuar më 02-03-2021, 18:28

Një person mbeti i plagosur pasditen e sotme në lagjen 5 të qytetit të Korçës.

Policia thotë se gjithçka ndodhi pas një konflikti mes dy personave.

I plagosuri është 30-vjeçari me inicialet Igli Qani (në foto), i cili mori një plumb në këmbë.

Ai u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, personi që e qëlloi u largua nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. /k.k/noa.al/

Plagosje me armë zjarri, në Korçë