Transmetuar më 02-03-2021, 18:15

Plagosje me armë zjarri në Korçë, sot pasdite në lagjen numër 5 të këtij qyteti, është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri një shtetas, në rrethana të paqarta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ku është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi Igli Qani, rreth 30 vjeç, banues në Korçë (në foto).

Raportohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë. Ai u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.m/NOA.al