Transmetuar më 10-01-2021, 10:34

Një 25 vjeçar  i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, është kapur sot në Morinë.

Sipas policisë, R.M., 25 vjeç, banues në Shkup, u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria, nën akuzë për vjedhje me armë.

Njoftimi i policisë:

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.

Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale "Vjedhje me armë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd