Transmetuar më 20-11-2020, 11:25

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmë, kur në një incident të pahijshëm u përfshi një furgon gjatë transportimit të një kufome.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Llazar Tërpovski" në Maqedoninë e Veriut, kur një mjet i Institutit të Mjekësisë Ligjore, në Vodno, po udhëtonte drejt morgut të qytetit të Budelit, pranë Shkupit, me një shpejtësi marramendëse, duke parakaluar makinat e tjera përgjatë rrugës.

Por gjatë një manovre të rrezikshme, kufoma që ndodhej në mjet është përmbysur dhe ka dalë e zhveshur jashtë makinës, duke përfunduar në mes të rrugës.

Qytetarët në vendngjarje janë shtangur nga sjella e papërgjegjshme e drejtuesit të furgonit, i cili ka ndaluar dhe me një person tjetër ka marrë kufomën me barelë për ta futur sërish në mjet. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd