Aromë e rëndë! Si u gjet e vdekur nga fqinjët gruaja në Pogradec, pranë saj vajza me epilepsi
Transmetuar më 26-09-2020, 13:38
Pamje nga pallati ku jetonte viktima

Dalin detaje të reja lidhur me gruan e cila u gjet e vdekur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, në banesën e saj në Pogradec.

Aroma e rëndë që vinte nga shtëpia e së ndjerës, në lagjen nr. 3, bëri që fqinjët të hyjnë në shtëpi rreth orës 22:20 të mbrëmjes së lënë pas.

Ata u përballën me trupin e pajetë të 45-vjeçares Maria Markovska, shtetase maqedonase, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj J. Markovska, 9 vjeçe, e cila vuan nga epilepsia dhe u gjet pranë së ëmës së vdekur, e paushqyer prej ditësh.

E mitura u gjet e dehidratuar në gjendje të rëndë, duke u dërguar për mjekim në spital.

Familja maqedonase prej disa vitesh kishin ardhur në Pogradec, ndërsa bashkëshorti i së ndjerës kishte ndërruar jetë një muaj më parë.

Trupi i viktimës, është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. /a.y/noa.al

Pranë saj u gjet vajza e mitur, çfarë thotë polici për gruan që u gjet e vdekur në Pogradec/ Emri

Pogradec/ Gruaja gjendet e pajetë në banesë, pranë saj e mitura prej 24 orësh e pa ngrënë