Transmetuar më 26-09-2020, 10:55
Foto ilustruese

Policia del me deklaratë lidhur me gruan e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Pogradec, në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Bëhet me dije se rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, maqedonase, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj J. Markovska, 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i viktimës, është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Pogradec/ Gruaja gjendet e pajetë në banesë, pranë saj e mitura prej 24 orësh e pa ngrënë