Pas Kukësit, PD harton listën e kandidatëve për Dibrën/ Emrat
Transmetuar më 25-09-2020, 09:54

Një ditë pas bërjes publike të listës së kandidatëve për deputetë për Kukësin, Partia Demokratike ka përgatitur listën e kandidatëve edhe për qarkun e Dibrës.

Emrat e përzgjedhur do të votohen më tej nga anëtarësia dhe më tej do të vlerësohen nga komisioni lidhur me performacën politike dhe mundësitë që kanë për maksimalizimin e votës.

Në Dibër këta emra do të votohen ditën e shtunë, duke nisur nga ora 10.00 deri në orën 18.00.

Dega Mat, Qarku Dibër:

Basir Çupa Dea Kaziu Denisa Vata Dhurata Çupi Kreshnik Çollaku Lindita Doda Nezir Rizvani

Dega Bulqizë, Qarku Dibër

Bardhyl Rama Durim Balla Edmond Isaku Fllanxa Losha Muis Llanaj Petrit Doda

Dega Dibër, Qarku Dibër

Agron Qoku Albert Kojku Bajram Balliu Ilir Hysa Jeton Kaloshi Luan Haka Mirela Mazari Nehat Çollaku Xhemal Gjunkshi /a.y/noa.al

PD liston emrat e kandidatëve për qarkun Kukës, vendos anëtarësia