Transmetuar më 22-09-2020, 14:08

Këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar mëngjesin e së shtunës në Morinë duke hyrë në Shqipëri, me dy pistoleta në çantë, për ti shpëtuar burgut pretendoi se ishte shtatzënë.

Për të argumentuar këtë pretendim, ajo paraqiti një eko shtatzënie.

Mirëpo prokuroria kërkoi një verifikim tjetër ditën e sotme, ku ekoja e dytë zbuloi se Fjollla Morina nuk është shtatzënë dhe se ekoja e parë nuk i përkiste asaj.

Këngëtarja ka gënjyer për ti shpëtuar burgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Pritet hetimi dhe shpallja në kërkim e mjekut që dorëzoi ekon e parë si provë.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /a.y/noa.al

Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë

Fjolla Morina u kap me armë, kush është biznesmeni i hoteleve që ndodhej në makinë me të

Arrestimi i Fjolla Morinës në kufi me armë, në makinë e shoqëronin dy djem