Transmetuar më 21-09-2020, 13:26

Këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar dy ditë më parë nga policia kufitare e Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në çantën e dorës, rezulton shtatzënë.

Pas ndalimit nga policia, ajo përfundoi në spitalin e Kukësit në gjendje të rënduar shëndetësore.

Siç raporton shqiptarja.com, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj. Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por me qwndrim në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji.

Fjolla Morina u kap me armë, kush është biznesmeni i hoteleve që ndodhej në makinë me të

Sa vite burg rrezikon Fjolla Morina, pas akuzave? Këngëtarja dëshmon në polici për armët: Ishin të miat!

U arrestua me armë, sëmuret Fjolla Morina, dërgohet në spital

Hynte në Shqipëri me pistoletë në çantë, arrestohet në kufi këngëtarja Fjolla Morina