Transmetuar më 19-09-2020, 14:03

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar nga policia kufitare e Morinës, duke tentuar të hyjë në Shqipëri me pistoletë në çantë,

Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Kjo bëri që policia të arrestojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit. /a.y/noa.al