Transmetuar më 15-09-2020, 08:05

Një djalë i ri u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm, brenda në makinën e tij në Rrogozhinë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, Klevis Kapllani, 33 vjeç.

Viktima rezulton me precedentë penalë, i dënuar për drogë në Itali.

Kapllani kishte rreth dy vite që ishte kthyer në Shqipëri, pas qëndrimit për disa vite në shtetin fqinj.

Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë Kavajë, vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Gjendet i pajetë në makinë një djalë i ri, dyshimet e policisë